Kronikë

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Durrës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:56 - 26/11/22 |
Opi Nion

Një shpërthim me lënde plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në një dyqan rrobash në Durrës. Mësohet se biznesi ishte në pronësi të shtetases Jonida Karaboja.

Sipas policisë si pasojë e ngjarjes janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Ndërkohë janë shoqëruar në Komisariatin e Durrësit disa shtetas dhe vijon puna nga grupi hetimor për kapjen e autorëve.

“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”-njofton policia.

Pas