Aktualitet

“Ulje taksash për energjinë dhe karburantin”,protestuesit lënë afat deri të hënën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:36 - 06/10/21 |
el ida

Është mbyllur protesta e qytetarëve që u mbajt para Kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve në vend.

Pas fjalës së disa qytetarëve, protesta është mbyllur qetësisht ndërkohë që organizatorët kanë dalë me disa propozime. Aktivisti Rigels Xhemollari ka kërkuar heqjen e TVSH për vezën, miellin dhe qumështin si dhe uljen e saj për energjinë elektrike.

“Propozojmë heqjen e TVSH për miellin vezën, qumështin dhe të gjitha ushqimet e shportës ashtu si të gjitha vendet e tjera kanë lehtësuar barrën fiksale. Kërkojmë uljen e TVSH për energjinë elektrike për familjarët dhe bizneseve të vogla. Kërkojmë heqje te taksës së qarkullimit të cilën e paguajmë 2 herë, edhe heqjen e akcizës së gazit”, tha Xhemollari.

Ndërkohë Adriatik Lapaj, një prej organizatorëve ka vendosur ditën e hënë si afatin e reagimit të qeverisë.

“Unë nuk organizova asnjë protestë, unë dola kundërr ritjes së çmimeve por skam organizuar asgjë. Unë me qytetarët e tjerë u ndodhëm në të njëjtin vend. Unë mendoj se qeverisë t’i lihet kohë deri ditën e henë për të dalë me një paketë masash dhe për të reflektuar. Ditën e hënë unë do jem përsëri këtu për të ushtruar të drejtën time kushtetuese. Mendoj se ska vend për rritjen e çmimit të bukës. Jemi i vetmi vend në rajon që e taksojmë bukën 20% Italia 4% Greqia 13%. Ky është një mekanizëm që mund të ndërhyhet dhe çmimi të mos bjerë mbi qytetarët”, tha Lapaj.

Kujtojmë se në një dalje pas mbledhjes së qeverisë Zv.Kryeministri Ahmetaj ka njoftuar se në ditët në vijim Rama do të prezantojë një paketë për suportin e biznesit të vogël dhe konsumatorëve familjarë, në situatën e krizës së energjisë, sikurse u shpreh./Opinion.al

 

Pas