Gjatë ditës së sotme moti në vendin tonë do të mbizotërohet nga kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash përgjatë shtrirjes Lindore.
Orët e mesditës bëjnë që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore dhe pjesërisht në zonat e ulëta, por mundësia për reshje thuajse zero. Gjatë pasdites dhe natës pritet largim gradual i vranësirave nga i gjithë territori.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke krijuar në brigjet e Jonit dallgëzim 5 ballë./Opinion.al