Aktualitet

Ulja e numrit të pacientëve, Manastirliu: Po mendojmë mbylljen e COVID 2


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:54 - 12/05/20 |
Al Do

Spitali COVID 2 po mendohet që të mbyllet sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Gjatë një monitorimi të punës në depon e re farmaceutike në QSUT, Manastirliu informoi kryeministrin Rama se ulja e numrit të pacientëve që po trajtohen në spitale do të bëjë që të mbyllen spitali COVID 2 i cili është ngritur tek Senatoriumi.

“Forcat janë përqëndruar në QSUT. Jemi duke menduar për mbylljen e COVID 2, duke qenë se edhe numri i pacientëve ka ardhur në ulje. Po duke u fokusuar në QSUT nga data 18. Po ashtu, spitali COVID  3, ose ish Kirurgjia do të jetë shumë shpejt gati për ta mobilizuar dhe trajtuar këtu pacientët me Covid”- tha ministrja.

Megjithatë ajo theksoi se, duket në dukje që numrat janë ulur, por alerti është shumë i madh. “Strukturat po punojnë për të minimizuar riskun dhe kufizuar infeksionin, jemi në periudhë risku edhe pse numrat janë në ulje”- tha ajo. /Opinion.al

Pas