Bota

“Objekti më i madh që bie nga viti 1991”, mbetjet e raketës godasin Tokën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:04 - 12/05/20 |
el ida

Mbetjet e raketës kineze, Long March -5B, që peshonte rreth 18 tonelata dhe që u hodh në hapësirë më 5 maj bashkë me një prototip pa pilotë, ranë në Tokë pa “shqetësuar askënd”.

Raketa kishte mbaruar misionin, dhe filloi uljen në atmosferë, por vendi i impaktit nuk ishte aspak i qartë. Kështu, pjesët e raketës goditën në fund një zonë të Oqeanit Atlantik pranë brigjeve afrikane, pa shkaktuar dëme.

Sipas astronomëve, bëhej fjalë për objektin më të madh që binte i pakontrolluar në Tokë pas vitit 1991.

“Në një objekt kaq të madh, disa pjesë si motorët mund t’i mbijetojnë atmosferës dhe të godasin Tokën. Shpejtësia e tyre është relativisht e ulët, por mund të bjerë edhe në zona të banuara”, tha për CNN Jonathan McDoëell, astronom i Qendrës të Astrofizikës në Harvard./Opinion.al

Pas