Bota

Ulet numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19 në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:44 - 29/01/21 |
Opi Nion

Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se bilanci i personave të infektuar dhe viktimave po shkon drejt uljes në Itali.

Në 24 orët e fundit në këtë shtet janë konfirmuar 13 574 të infektuarit e rinj, ndërkohë që ditën e djeshme ishin 14372 raste.

Po ashtu, në këtë hark kohor ka pësuar një ulje të lehtë dhe numri i viktimave, sot u regjistruan 477 persona të vdekur, ndërsa ditën e djeshme ishin 492.

Por ajo që bën më optimistë epidemiologët italianë, është trendi i dy javëve të fundit, ku niveli i përhapjes ka rënë poshtë nivelit 1.

Sipas autoriteteve, COVID-19 po tkurret në mënyrë pothuajse në të njëjtën kohë në të gjithë territorin italian.

Ndërkohë, rajonet më të goditura mbeten Lombardia me 1900 raste dhe Emilja Romanja me 1320./Opinion.al

Pas