Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kontrollet për eksport të vaksinave jashtë BE-së nuk vlejnë për Ballkanin

2021/01/29 at 7:01 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kontrollet për eksport të vaksinave jashtë BE-së nuk vlejnë për Ballkanin

Bashkimi Evropian ka konfirmuar të premten vendosjen e kontrolleve për eksport të vaksinave për koronavirus, të cilat janë prodhuar brenda territorit të BE-së, ndërkohë që rriten pakënaqësitë për zvogëlim të furnizimeve.


“Mbrojtja dhe siguria e qytetarëve tanë janë prioritete dhe sfidat me të cilat përballemi nuk na kanë lënë zgjidhje tjetër”, ka thënë Komisioni Evropian.

Bashkimi Evropian ka bërë të ditura publikisht mospajtimet që ka me kompaninë AstraZeneca.

Kjo pasi blloku evropian është duke u përballur me presion në rritje për shkak të mungesës së vaksinave.

Komisioni Evropian ka bërë më herët publike edhe kontratën që ka nënshkruar me kompaninë AstraZeneca, duke thënë se kjo e fundit ka dështuar në mbajtjen e premtimeve.

Teksa ka bërë të ditura kontrollet në eksporte, Komisionarja për Shëndetësi e Bashkimit Evropian, Stella Kyriakides, ka thënë se masat janë prezantuar për të siguruar se të gjithë qytetarët e BE-së do të kenë qasje në vaksina, dhe se të gjitha palët respektojnë rregullat.

Kontrollet nuk do të vlejnë për vendet e Ballkanit Perëndimor

Nënkryetari i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, ka thënë po ashtu se siguria dhe shëndeti i qytetarëve të BE-së, është prioritet i Komisionit Evropian.

“Prioriteti ynë kryesor është mbrojtja e qytetarëve tanë. Vaksina është kyçe për të kthyer jetën dhe ekonominë në një situatë normale. Kemi të bëjmë me një garë me kohën dhe nuk kemi më kohë për të humbur“, ka thënë ai duke shtuar se masat përmes së cilave do të mund të mos lejohet eksporti i vaksinave të prodhuara në BE do të jenë të përkohshme dhe do të zgjasin deri në fund të muajt mars.

Sipas këtyre masave, prodhuesit do të duhet të sigurojnë leje për eksport nga shtetet ku prodhohen vaksinat. Një leje e tillë mund të mos jepet nëse vlerësohet se ajo kompani nuk i ka kryer obligimet nga kontratat me BE-në për furnizimin me dozat sipas kontratave.

Por, nënkryetari i Komisionit Evropian ka sqaruar se këto masa nuk do të vlejnë për eksport në vendet e Ballkanit Perëndimor, ato të fqinjësisë lindore si dhe në vendet e varfra dhe vendet më pak të zhvilluara, të cilat do të sigurojnë vaksinat përmes nismës COVAX. Sipas tij, nga këto masa do të përjashtohen rreth 92 shtete. /REL

Etiketa: becovid-19kontrollettransportiVaksina


Ju sugjerojmë

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
Bota

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

28 Qershor, 2026 5:21 pm
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Bota

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

28 Qershor, 2026 4:22 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Morën peng klienten dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë

28 Qershor, 2026 11:34 am
Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit
Kronikë

Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit

28 Qershor, 2026 10:40 am
Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë
Bota

Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë

28 Qershor, 2026 10:24 am
Protesta, Rama: Zgjidhjet s’do vijnë kurrë nga ata që ndezin zjarrin e zemërimit
Kryesore

Protesta, Rama: Zgjidhjet s’do vijnë kurrë nga ata që ndezin zjarrin e zemërimit

28 Qershor, 2026 10:22 am
Para
Gramsh, 42 vjeçari gjendet i pajetë në rrugë

Emri/ Aksident me vdekje në Shkodër, polici përplas me makinë 50-vjeçarin

COVID-19/ Greqia mbyll sërish dyqanet, shtyn hapjen e shkollave

COVID-19/ Greqia mbyll sërish dyqanet, shtyn hapjen e shkollave

“Vaksinë për vendin tonë”, mjekët shqiptarë në BE letër për Von der Leyen

"Vaksinë për vendin tonë", mjekët shqiptarë në BE letër për Von der Leyen
















TE FUNDIT

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
28 Qershor, 2026

Një valë e fuqishme e të nxehtit po përfshin Europën, duke sjellë temperatura rekord dhe duke shkaktuar qindra viktima, ndërsa...

Lexo më shumë

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
28 Qershor, 2026

Ndryshe nga SHBA apo pjesë të Azisë, shumë familje në Gjermani dhe në Evropën Veriore nuk janë të përgatitura për t’u përballur...

Lexo më shumë

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
28 Qershor, 2026

Zjarri i rënë në Mallakastër po rrezikon Parkun Arkeologjik të Bylisit, ndërsa disa hektarë me ullishte dhe shkurre u dogjën...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
28 Qershor, 2026

Përmes një reagimi të ashpër në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka adresuar komentet e një qytetari, duke e cilësuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}