Bota

Ukrainë/ Luftimet në Donbas arrijnë intensitetin maksimal


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:50 - 26/05/22 |
Opi Nion

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se luftimet në Donbas kanë arritur intensitetin maksimal. Sipas saj rusët po sulmojnë pozicionet ukrainase në disa zona njëkohësisht.

Ajo thekson se forcat ruse po lëshojnë zjarr të intensifikuar përgjatë gjithë linjës së kontaktit dhe pozicioneve të forcave Ukrainase në rajonin operacional të Donetsk.

“Rusia po përdor sisteme raketore taktike, aviacion dhe artileri,” thotë Hanna Maliar.

“Situata është e vështirë dhe ka shenja përshkallëzimi. Armiku ka përdorur të gjitha burimet për të marrë territorin tonë dhe për të rrethuar forcat tona. Luftimet kanë arritur intensitetin maksimal. Armiku sulmon pozicionet tona në pika të ndryshme njëkohësisht”.

Më herët, autoritetet në Donbas thanë se rusët kishin sulmuar më shumë se 40 vendbanime në përpjekjen e tyre për të marrë qytetet strategjike të Severodonetsk dhe Lysychansk, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Pas