Bota

Ukraina:Prej fillimit të pushtimit rus 90 fëmijë janë vrarë,mbi 100 janë plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:46 - 14/03/22 |
Opi Nion

Nëntëdhjetë fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt, tha të hënën zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas.

“Numri më i madh i viktimave është në rajonet e Kievit, Kharkiv, Donetsk, Chernihiv, Sumy, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr”, thuhet në një deklaratë.

Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët në atë që e quan një “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Më herët, administratorët lokalë në qytetin port jugor të Mariupolit konfirmuan se numri i të vdekurve që nga 24 shkurti tani ka tejkaluar 2,500./Opinion.al

Pas