Nëntëdhjetë fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt, tha të hënën zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas.
“Numri më i madh i viktimave është në rajonet e Kievit, Kharkiv, Donetsk, Chernihiv, Sumy, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr”, thuhet në një deklaratë.
Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët në atë që e quan një “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Më herët, administratorët lokalë në qytetin port jugor të Mariupolit konfirmuan se numri i të vdekurve që nga 24 shkurti tani ka tejkaluar 2,500./Opinion.al