-Kulturë

Ukraiana fituese e Eurosong, mesazhi i Zelenskyt


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:22 - 15/05/22 |
Opi Nion

Ukraina është fituese e Festivalit Europian të Këngës, si një mesazh sensibilizues ky i mbarë botës lidhur me cfarë po ndodhme luftën atje.

Grupi i muzikës rap popullore të Ukrainës Kalush Orchestra mori 449 pikë nga publiku dhe 182 nga juria, duke e bërë Ukrainën për të tretën herë fituese të këtij eventi.

Pasi përfunduan performancën e tyre me këngën “Stefania”, e kënduar në gjuhën ukrainase, e cila është një homazh për nënën e kengetarit Psyuk, Orkestra Kalush bënë edhe një thirrje për të ndihmuar Ukrainën.

“Ju lutem ndihmoni ukrainën dhe Marioupolin. Ndihmoni Ukrainën tani”– thanë ata në përfundim të performancës.

Kujtojmë se ky festival ka qenë eventi i parë i rëndësishëm kulturor, që nga nisja e luftës në Ukrainë.

Presidenti Volodymyr Zelensky, vlerësoi Orkestrën Kalush në një postim në Instagram vetëm pak sekonda pasi u shpall fitorja.

“Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën!”, ka thënë ai në postim.

“Vitin tjetër Ukraina do të presë Eurovizionin! Për herë të tretë në historinë e saj. Dhe, besoj, jo e fundit. Ne do të bëjmë tonën më mirë që një ditë të presim pjesëmarrësit dhe të ftuarit e Eurovizionit në Mariupolin ukrainas. I lirë, paqësor, i rindërtuar”, shkruante Zelensky duke shtuar se fitorja ndaj armikut nuk është e largët./Opinion.al

Pas