Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ujë me racion – do të jetë kjo e ardhmja?

2022/06/26 at 2:13 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ujë me racion – do të jetë kjo e ardhmja?

Ndalohet larja e automjeteve, kufizohet ujitja, rekomandime për larjen e dhëmbëve – në shumë shtete autoritetet po reagojnë ndaj valëve të të nxehtit dhe thatësirës. Duhet të mësohemi gjithmonë me rregulla të tilla?


Franca – Alarm në Côte d’Azur

Franca është e përfshirë nga një thatësirë e madhe dhe valë të nxehta temperaturash. Së fundmi ky vend regjistroi fazën më të nxehtë të matur ndonjëherë për këtë periudhë, me temperatura deri në 43 gradë dhe zjarre. Ministri agrar francez u ka premtuar fermerëve solidaritet. Niveli i ujërave ulet, dhe madje as rreshjet e e papritura nuk e stabilizojnë gjendjen. Në 40 departamente franceze është kufizuar ndërkohë përdorimi i ujit. Në fshatin piktoresk Villars-sur-Var gjendja kritike bëri që kryetari i bashkisë, René Briquetti të marrë masa të forta e të bëhet i njohur në të gjithë Francën. Një alternativë e ujit u përdor vetëm për të bërë dush dhe tualetin, por për katër ditë me radhë nuk duhej të përdorej uji i rrjedhshëm për të larë dhëmbët, për të gatuar apo pirë. Për dy ditë banorët mund të merrnin në bashki dy shishe me ujë për person.

 Italia

Italia vuan nga thatësia dhe pret me etje shiun, por thatësira mund të zgjasë me javë bën të ditur mbrojtja civile. Aktualisht më të prekura janë rajonet veriore italiane, por problemet me ujin po përhapen edhe në jug. Janë shtuar thirrjet për shpalljen e gjendjes kombëtare të emergjencës. Niveli i lumit Po, lumi më i gjatë italian është më i ulti prej 70-vjetësh. Në disa rajone ka disa muaj që nuk ka rënë shi. Në të njëjtën kohë mungojnë ujërat e shkrirjes së borës, për shkak se dimri ishte i butë. Liqene si Lago Maggiore janë mbushur shumë pak. Problemet me ujin kanë prekur edhe prodhimin në bujqësi. Të prekura janë të korrat e elbit dhe misrit, si edhe domatet e frutat. Në shumë komuna uji është racionuar. Qytetarët duhet ta përdorin ujin vetëm për të pirë apo për nevoja të rëndësishme jetësore.

 Portugalia

Një kombinim kritik faktorësh: Portugalia vuan këtë verë nga një thatësirë ekstreme. Por edhe dimri i kaluar ishte shumë i thatë. Kësaj i shtohet një konsum i madh i ujit në bujqësi, turizëm, etj. Ministri portugez i mjedisit, thotë se ka rezerva, por i bën thirrje qytetarëve të kursejnë ujë ku të munden. Në korrik pritet një fushatë e madhe sensibilizimi për kursimin e ujit. Portugalia do të përdorë fondet e rindërtimit të Coronës për të investuar në ekonominë e ujit për të ardhmen, si psh investime në impiante për çkripëzimin e ujit të detit. Portugalia është e varur nga lumenjtë që e kanë burimin në Spanjë. Për shkak se edhe Spanja vuan nga thatësira, prej lumenjve andej merret gjithnjë e më shumë ujë, gjë që i sjell probleme fermerëve portugezë.

 Polonia

Edhe Polonia është prekur nga ngushtica e furnizimit me ujë, sidomos në perëndim dhe veriperëndim të vendit. Sipas OKB Polonia që sot bën pjesë në vendet e rrezikuara nga mungesa e ujit. Kërkohet që problemet e krijuara nga bujqësia pa kufizim të menaxhohen, pasi një bujqësi e tillë ekscesive ka arritur në limite, sipas kritikëve.

 SHBA

Kalifornia vuan vitin e tretë të thatësirës. Guvernatori Gavin Newsom ka urdhëruar para disa ditësh që qendrat e ujësjellësit të kursejnë të paktën 20% ujë. Masat janë nga më të ndryshmet. Kush e zëvendëson barin në kopshtin e tij me bar artificial merr disa qindra dollarë subvencionim, sipas madhësisë. Në Kaliforni mjaft të preferuara janë pishinat. Me ligj ato tani duhet të mbulohen menjëherë. Mbështetje financíare ka edhe për aparaturat që mbledhin ujin nga dushi apo lavatriçja. Kush e mban barin natyral mund të ujisë vetëm dy herë në javë. Në Kaliforni madje ujësjellësit kanë ngritur shërbime telefonike ku qytetarët mund të denoncojnë fqinjët që nuk respektojnë masat.

Afrika Jugore

Në këtë vend ende kujtohet mirë viti 2018, kur në metropolin turistik Kapstadt në një ditë nuk kishte më asnjë pikë ujë për përdorim. Day Zero u quajt kjo në vend. Tani këtë problem e ka zona e Nelson Mandela Bay. Këtu jetojnë rreth 1,2 milionë vetë. Mungesa e shiut, por edhe problemet me tubacionet dhe depot e ujit kanë bërë që ky rajon të ketë vështirësi në furnizimin me ujë. Në këtë zonë janë dhënë rekomandimet për kursimin me ujë: Vetëm dy minuta dush, uji i dushit mblidhet dhe përdoret për larjen e rrobave dhe tualetin më pas. Po ofrohet mbjellja e bimëve dhe luleve që nuk kanë nevojë për shumë ujë. Shqetësimi se Day Zero mund të përsëritet është ende i kudogjendur në Afrikën Jugore.

Irani

Shkretëtirat e Iranit shihen si zonat me temperaturat më të larta, më shumë se 80 gradë. Aty ku është kaq nxehtë nuk ka ujë ose ka shumë pak. Simbolike në vend është bërë tharja e lumit Zayandeh Rud. Ky lumë në Isfahan ka qenë dikur lumi më i pasur me ujë në rajon. Tani ai ka ujë vetëm disa muaj në vit. Mungesa e ujit nuk është vetëm pasojë e ndryshimit të klimës dhe ngrohjes globale, kritikojnë ekspertët. Në vend merret me pompa shumë ujë nga toka, dhe kjo bën që të ketë rrëshqitje toke. Ujërat përdoren për të ujitur plantazhet me fruta që eksportohen. Ekspertët kritikojnë faktin që qeveria në Teherani nuk ka koncept afatgjatë se si të përballet me mungesën e ujit në të ardhmen./DW

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i horoskopit për sot, 5 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:13 am
Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Para
Matura Shtetërore, ja rezultatet e provimit të anglishtes

Dalin notat e provimit të Matematikës, ngelin 1729 maturantë, ja sa kanë marrë 10

Momenti kur vogëlushja nxirret e gjallë nga rrënojat në Kiev! Babai humbi jetën

Momenti kur vogëlushja nxirret e gjallë nga rrënojat në Kiev! Babai humbi jetën

Sherr me sende të forta për shezlonge në plazh, dëmtohet i riu

Sherr me sende të forta për shezlonge në plazh, dëmtohet i riu
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025

Dita e sotme parashikohet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell,...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 9 Qershor 2025

Parashikimi i horoskopit për sot, 5 janar 2025
9 Qershor, 2025

Dashi Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë pasionante. Jeta sentimentale do të jetë e mbrojtur...

Lexo më shumë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com