Bota

Momenti kur vogëlushja nxirret e gjallë nga rrënojat në Kiev! Babai humbi jetën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:51 - 26/06/22 |
Opi Nion

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba u ka kërkuar vendeve të G7 që të vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë pasi raketat goditën një ndërtesë banimi dhe kompleksin e një kopshti fëmijësh në qendër të Kievit.

Kuleba ndau imazhet e një vajze 7-vjeçare, e cila u nxorr e gjallë nga rrënojat pasi ndërtesat e banimit në rajon u vunë në shënjestër të sulmeve ruse.

Ai shkroi: ““Kjo vajzë 7-vjeçare ukrainase flinte e qetë në Kiev derisa një raketë ruse godit shtëpinë e saj. Shumë të tjerë në Ukrainë janë nën sulm. Samiti i G7 duhet të përgjigjet me më shumë sanksione për Rusinë dhe më shumë armë të rënda për Ukrainën. Imperializmi i sëmurë rus duhet të mposhtet”.

Fatkeqësisht babai i vajzës humbi jetën.

Pas