Tre persona janë arrestuar nga Forcat “Shqiponja”, pasi po udhëtonin drejt Vlorës në një taksi me një kallashnikov. Në pranga përfundoi Klajdi Basha 43 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit iu gjet kallashnikovi si dhe një sasi municioni luftarak.
Gjithashtu janë arrestuar për “Moskallëzim krimi” edhe dy shtetasit Danil Bako, 34 vjeç dhe Klaudjo Mistri, 28 vjeç që po udhëtonin me Klajdi Bashën. Këta të fundit janë emra të njohur për policinë pasi rezultojnë me precedent kriminal në fushën e narkotikëve, shfrytëzimit të prostitucionit dhe atë të vjedhjes.
Ndërkohë policia njofton se vijon puna për zbardhjen e qëllimit që kishte personi që qarkullonte me armë zjarri me vete. /Opinion.al