Kryesore

Heqja akcizës për fermerët/ Basha: Premtim i vjetër, tregon panikun total


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:58 - 14/10/20 |
Al Do

Vendimi për heqjen e akcizës së naftës për fermerët, që u prezantua ditën e djeshme nga kryeministri Rama, është premtim i vjetër për kreun e PD, Lulizm Basha.

LEXO EDHE: Rama “merr” planin e Bashës, heq taksat e naftës për fermerët

Në një konferencë për mediat, Basha e cilësoi një premtim të vitit 2013 vendimin e djeshëm të qeverisë duke shtuar se ai është një tregues i panikut të kryeministrit.

“Siç keni parë këto premtime të përsëritura keni parë dhe përgjigjen që ka marrë. Këto janë premtime të bëra që në 2013, që po i bën prapë në 2020. Për heqjen e akcizës është premtim i 2013. Çdo gjë tjetër tregon panikun total që e bën të premtojë se gomari fluturon. Por i vetmi gomar që fluturon me paratë e oligarkëve e dini mirë kush është. Shqiptarët nuk besojnë se gomari fluturon. Jo prit gomar të mbijë bar, pyetja është cfarë masash ke marrë sot për premtimin e marsit për bonusin e mjekëve dhe infermierëve. Pyetja është ku e ke paketën e tretë që e premtove në qershor. Për mua është cështje që nuk ekziston një njeri që ka thyer cdo premtim me të cilat erdhi në pushtet, nuk meriton vëmendje por tallje e përbuzje e dënimin që e pret në 25 prill.”

Kryeministri Edi Rama prezantoi dje një regjim të ri që do të vendoset për karburantet me qëllime bujqësore, duke reduktuar një sërë taksash tek nafta.

Por kujtojmë se reduktimi i taksave të naftës për qëllime bujqësore është pjesë e programit të Partisë Demokratike. Vetëm 4 ditë më parë, më 9 tetor, kreu demokrat Lulzim Basha gjatë një takimi me fermerët në Lushnje, premtoi pikërisht të njëjtën gjë, heqjen e taksave të naftës për qëllime bujqësore. /Opinion.al

Pas