Kryesore

“U tradhtova nga opozita”, Meta: Jam minuar nga mazhoranca


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:24 - 10/05/22 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta shprehet se është tradhtuar nga opozita dhe i minuar nga mazhoranca gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

Gjatë një interviste televizive, Meta thotë se “presidenca e tij” nuk ak qenë normale pasi opozita vendosi të braktis mandatet e deputeti duke tradhtuar besimin e qytetarëve.

“Shqetësimi im kur u zgjodha President ka qene të bëja të munduren që opozita të hynte serisht në Parlament. Sepse ishin përpjekjet e disa ndërkombëtarëve dhe të Ramës që të linte në çadër opozitën dhe ato mos ishin pjesë e Parlamentit. Tani mezi po pres te dal nga nje “enderr”. Presidenca ime nuk ka qene normale sepse vecanerisht gjate 3 viteve te fundit kam qene i minuar gjate ushtrimit te detyres dhe i tradhetuar nga opozita, qe me la te vetem ne perballjen me Kuvendin njepartiak. Presidenca ishte normale, deri në momentin që opozita dogji mandatet. Opozita në mënyrë të qëllimshme,  ndërmori hapat e saj, duke mos hyrë në zgjedhje. Ilir Meta i 2019, kur ata lanë mandatet në parlament ishte i vetëm, dhe i tradhtuar nga të gjithë. Tradhtia e tyre nuk ishte ndaj Ilir Metës, por ndaj Presidentit dhe ndaj Republikës.  Presidenti në këto situata, u detyrua të kërkoji dhe ndihmën e popullit.”,-tha Meta./Opinion.al

Pas