Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U tërhoq nga Konventa që mbron gratë, protesta në Turqi

2021/03/20 at 7:12 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
U tërhoq nga Konventa që mbron gratë, protesta në Turqi

Mijëra gra protestuan të shtunën në Turqi kundër vendimit të autoriteteve për tërheqje nga Konventa që synon mbrojtjen e grave nga dhuna.

Protestueset kërkuan nga presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan që të kthejë vendimin e tij për tërheqje nga traktati.

“Përmbyse vendimin, zbato traktatin!”, brohoritën ato gjatë një proteste në lagjen Kadikoy, në anën aziatike të Stambollit.

Një protestuese e quajtur Banu, i tha agjencisë AFP se ajo ishte “ngopur me shtetin patriarkal”.

“ Jam ngopur duke mos u ndier i sigurt. Mjaft!”, tha ajo.

Protestuesit mbajtën portrete të grave të vrara në Turqi, me një mbishkrim: “Janë gratë ato që do të fitojnë këtë luftë”.

Protesta të tjera më të vogla u mbajtën në kryeqytetin Ankara dhe qytetin jugperëndimor të Izmirit, sipas raporteve të medias. Konventa e Stambollit e vitit 2011, e nënshkruar nga 45 vende dhe Bashkimi Evropian, kërkon që qeveritë të miratojnë legjislacionin që ndjek penalisht dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave.

Qeveria turke shkaktoi zemërim të brendshëm dhe ndërkombëtar pasi shpalli vendimin për tërheqje. Konservatorët në partinë nacionaliste të Erdoganit dhe aleatët e tyre kanë thënë se traktati dëmton unitetin e familjes.

Organi më i lartë i të drejtave të njeriut në Evropë, Këshilli i Evropës, dënoi tërheqjen e Turqisë nga traktati. Ky mekanizëm ka qenë sponsorizues i këtij dokumenti.

“Kjo lëvizje është një pengesë e madhe sepse pengon mbrojtjen e grave në Turqi, anembanë Evropës dhe më gjerë”, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejcinovic Buric.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Turqinë, Nacho Sanchez Amor shkroi në Tëitter se “kjo është fytyra e vërtetë e qeverisë aktuale turke: mosrespektimi i plotë i sundimit të ligjit”.

Që nga fillimi i vitit në Turqi janë vrarë 77 gra, kanë njoftuar grupet për mbrojtjen e grave. Të paktën 409 gra u vranë në vitin 2020.

Ministrja e Punës, Familjes dhe Shërbimeve Shoqërore, Zehra Zumrut Selcuk shkroi në rrjetin social Twitter se të drejtat e grave janë ende të mbrojtura nga ligjet turke dhe sistemi gjyqësor është “mjaft dinamik dhe i fortë” për të miratuar rregullore të reja./REL

Etiketa: konentaprotestaturqi

Ju sugjerojmë

I hapet rruga Gjergji Nikës, mund të garojë si kandidat i pavarur për bashkinë Vlorë
Politikë

I hapet rruga Gjergji Nikës, mund të garojë si kandidat i pavarur për bashkinë Vlorë

30 Tetor, 2025 2:15 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

I dënuar në Itali për përdhunim, arrestohet në Tropojë

30 Tetor, 2025 1:25 pm
Ardon Jashari kthehet në stërvitje me Milanin
Sport

Ardon Jashari kthehet në stërvitje me Milanin

30 Tetor, 2025 12:56 pm
Përplasje mes deputetëve të opozitës, Tabaku-Muçit: Mos bëj opozitë mbi opozitën
Kryesore

Përplasje mes deputetëve të opozitës, Tabaku-Muçit: Mos bëj opozitë mbi opozitën

30 Tetor, 2025 12:43 pm
Kërkesa për shkarkimin e Peleshit, Balla-Berishës: U mbush mali dhe polli 10 vota
Kryesore

Kërkesa për shkarkimin e Peleshit, Balla-Berishës: U mbush mali dhe polli 10 vota

30 Tetor, 2025 12:18 pm
Tiranë/ Klienti përdhunon kamerierin e mitur, arrestohet (Emri)
Kronikë

Tiranë/ Klienti përdhunon kamerierin e mitur, arrestohet (Emri)

30 Tetor, 2025 12:16 pm
Rrëzohet kërkesa e PD për shkarkimin e Peleshit, Berisha: Këta flasin përçart
Kryesore

Rrëzohet kërkesa e PD për shkarkimin e Peleshit, Berisha: Këta flasin përçart

30 Tetor, 2025 12:12 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

30 Tetor, 2025 11:38 am
“Europa është ballkanizuar”, Rama: Kemi një problem me Serbinë, por gjyshja…
Kryesore

“Europa është ballkanizuar”, Rama: Kemi një problem me Serbinë, por gjyshja…

30 Tetor, 2025 11:03 am
Pastrim parash të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Milano një shtetas
Kronikë

Pastrim parash të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Milano një shtetas

30 Tetor, 2025 10:30 am
Para
Shembet fasada e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, monument kulture

Shembet fasada e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, monument kulture

Basha: Do rishikohet akciza për alkoolin

Basha: Do rishikohet akciza për alkoolin

Plagosën me armë zjarri nënë e bir, si ndodhi ngjarja në Durrës

Emrat/ Qëllohen me armë zjarri dy vëllezër në Shkodër

TE FUNDIT

I hapet rruga Gjergji Nikës, mund të garojë si kandidat i pavarur për bashkinë Vlorë

I hapet rruga Gjergji Nikës, mund të garojë si kandidat i pavarur për bashkinë Vlorë
30 Tetor, 2025

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka vendosur regjistrimin e Gjergji Nikës si kandidat i pavarur për Kryetar Bashkie në Vlorë për zgjedhjet...

Lexo më shumë

I dënuar në Itali për përdhunim, arrestohet në Tropojë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
30 Tetor, 2025

Policia e Tropojës ka vënë në pranga një 46-vjeçar, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. Në kuadër të operacionit...

Lexo më shumë

Ardon Jashari kthehet në stërvitje me Milanin

Ardon Jashari kthehet në stërvitje me Milanin
30 Tetor, 2025

Vjen lajmi i mirë për trajnerin e Milanit, Massimiliano Allegri. Ardon Jashari është kthyer në stërvitje me kuqezinjtë, duke kryer...

Lexo më shumë

Përplasje mes deputetëve të opozitës, Tabaku-Muçit: Mos bëj opozitë mbi opozitën

Përplasje mes deputetëve të opozitës, Tabaku-Muçit: Mos bëj opozitë mbi opozitën
30 Tetor, 2025

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi dhe demokratja Jorida Tabaku shkëmbyen replika në Kuvend pas propozimit të kësaj të fundit për të future në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com