Aktualitet

U rrëzuan teksa mblidhnin ullinj, humbin jetën 2 persona në Vlorë e Sarandë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:30 - 29/10/22 |
Opi Nion

Një i moshuar ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë, pasi ka rënë aksidenatlisht nga pema teksa ishte duke mbledhur ullinj.

Sipas policisë, bëhet fjalë për 65-vjeçarin me inicialet L.V.

“Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

Ndërkohë, një tjetër person ka ndërruar jetë në Ksamil. Sipas uniformave blu të Sarandës, 62-vjeçari me inicialet G.R po ashtu, u rrëzua nga pema teksa po mblidhte ullinj.

“Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të dyja ngjarjet./Opinion.al

Pas