Joan Muçllari është nisur drejt spitalit Tiranës për mjekim më të specializuar pasi u qëllua me armë zjarri ditën e sotme.
Sipas informacioneve, përveç plagës në këmbë nga arma e zjarrit, 22-vjeçari është goditur edhe me thikë në kokë.
Autorët kanë ngacmuar me fjalë Joan Muçllarin i cili u është kthyer dhe janë konfliktuar me grushta fillimisht, e më pas ka degraduar sherri në përdorimin e armës dhe thikës nga autorët.
Joan Muçllari u plagos ditën e sotme. Policia ka shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar Firdeus Berberi, 21 vjeç dhe Greisi Maxhari, 23 vjeç. Muçllari është djali i Jetmir Muçllarit, pronarit të hotel “Voloreka”.