Kryesore

U prek nga Covid/ Ndahet nga jeta drejtuesi i bankës, ish-deputeti i PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:45 - 20/12/20 |
Opi Nion

Ish-deputeti i PD , Bedri Çollaku është ndarë nga jeta si pasojë e koronavorusit. Ai ka qenë i shtruar prej ditësh në spital, por nuk ka arritur ta fitojë betejën me sëmundjen.

Lajmi bëhet i ditur nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, që shpreh keqardhjen për humbjen e Çollakut, i cili ishte drejtues i një prej bankave tregtare në vend. Në vitin 1996 Çollaku u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë si përfaqësues i Partisë Demokratike në Qarkun e  Tiranës.

“Me hidhërim të thellë u njoftova për largimin e parakohshëm nga jeta të z. Bedri Çollaku. Me një karrierë të spikatur e mbi 40-vjeçare në fushat e bankingut qendror e tregtar, z. Çollaku do të kujtohet si një ndër ekspertët që ka kontribuar në hedhjen e themeleve të mbikëqyrjes bankare shqiptare, sektor të cilin e drejtoi gjatë viteve të para të krijimit të tij, në fillim të viteve ‘90.

Çollaku ishte drejtues i një ndër bankave tregtare të vendit. I nderuar me çmime të shumta për punën e tij si ekspert i sistemit bankar, interesat dhe përvoja e spikatur e z. Çollaku u pasqyruan edhe në rolin menaxherial që kreu me energji e ndershmëri deri në fund të jetës. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes e miqve. Kjo është një ditë e trishtë për sistemin bankar të vendit”, vjen mesazhi i guvernatorit në Facebook./Opinion.al

 

 

Pas