Kronikë

U plagos më thikë nga fqinji, ndërron jetë 77-vjeçari në Fier, i plagosur i biri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:50 - 21/07/22 |
Opi Nion

Ka ndërruar jetë në spital pasi u plagos me thikë nga fqinji 77-vjeçari Haxhi Balla. Sipas news 24 vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve djali i tij 53 vjeç Aleks Balla.

Ngjarja ndodhi në fshatin Qënas ku për motive të dobëta 38-vjecari Armando Boriçi goditi me thikë babë e bir. Konflikti nisi pas ndezjes së një zjarri nga Haxhi e Aleks Balla tymi i të cilit përfundoi në dritaren e shtëpisë së 39-vjeçarit Boriçi.

Sherri nisi fillimisht me fjalë, ndërsa agravoi me pas me plagosjen me thikë nga 38-vjeçari Armando Boriçi të Aleks e Haxhi Ballës.

Autori i dyshuar i ngjarjes, u vu në pranga që prej ditës së djeshme, ndërsa dy të plagosurit u transportuan në spital. Ndërkohë fatkeqësisht sot ndërroi jetë 77-vjeçari Haxhi Balla, i cili nuk iu mbijetoi plagëve të marra.

Pas