Kronikë

U përplas nga makina dhe u hodh 10 metra larg, vdes 24-vjeçarja shqiptare në Itali



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:51 - 22/11/22 |
Opi Nion

Një 24-vjeçare shqiptare me origjinë nga Kosova është përplasur për vdekje nga një automjet në Marca të Italisë.

Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Blerina Kryeziu. E reja ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e kujdesit intensiv të Trevisos.

Aksidenti ndodhi të premten pas orës 19:00. E reja po ecte në këmbë përgjatë rrugës San Martinos një rrugë e errët jo shumë larg qendrës tregtare Tiziano. Duket se 24-vjeçarja po kthehej nga puna, në një restorant të zonës. Në atë moment kishte mjegull, një faktor që ndoshta ka ndikuar në kufizimin e dukshmërisë së shoferit.

Vajza u godit nga një makinë tip Nissan dhe u hodh rreth 10 metra larg. Ambulanca shkoi menjëherë në vendngjarje për ti dhënë ndihmën e parë. Por fatkeqësisht e reja nuk mundi t’iu mbijetonte plagëve të marra, Ajo ndërroi jetë pas tre ditësh ne reanimacionin e spitalit të Trevizos.

Pas