Kronikë

U përplas nga kamioni në rrugën Lezhë-Milot, humb jetën 75-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:44 - 24/10/22 |
Opi Nion

Ka humbur jetën 75-vjeçari i cili mbeti i plagosur këtë të hënë në aksin Lezhë-Milot, pasi u përplas nga një kamion.

Mësohet se viktima është identifikuar si  Jak Gjergji. Ai u transportua menjëherë në spital në gjendje të rëndë, por nuk u ka shpëtuar dot plagëve.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit për veprime të mëtejshme procedurale. Po ashtu, hetuesit po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Pas