Aktualitet

U përdor si “karrem” për të nxjerrë në pritë Billën, lirohet Adiola Lakra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:03 - 11/06/21 |
Opi Nion

Është liruar nga qelia Adiola Lakra, 26-vjeçarja e dyshuar si bashkëpunëtore në ekzekutimin e Hekuran Billës, ngjarje e ndodhur në 11 qershorin e vitit të kaluar në Tiranë. Sipas prokurorisë e reja ishte përdorur si “karrem” për të nxjerrë viktimën në pritë. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Tiranës.

Togat e zeza zëvendësuan masën “arrest në burg” ndaj saj me atë të “detyrimit për paraqitje”.

Pas ngjarjes e reja pranoi të kishte pasur një raport me viktimën, por jo që të ketë ndihmuar në vrasjen e tij.

Lidhur me vrasjen e Hekuran Billës, policia ka arrestuar Viktor Markun vëllain e Prel Markut të vrarë në Angli nga Hekuran Billa si dhe nipin e Viktorit, Sebastian Malin./Opinion.al

Pas