Kronikë

U njohën në FB/Shqiptari tenton të përdhunoj vajzën në Greqi,pas refuzimit e rreh



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:40 - 26/05/22 |
Opi Nion

Një vajzë e re, e cila u njoh me një 30-vjeçar shqiptar në rrjetin social “Facebook”, e ftoi atë në shtëpinë e saj për një pije. Mediat greke shkruajnë se shqiptari ka tentuar ta përdhunojë të renë pasi ajo ka rezistuar.

Mësohet se më pas ai e ka rrahur vajzën dhe ka tentuar të arratiset nga shtëpia e saj por doreza e derës i është thyer dhe ka mbetur i bllokuar brenda dhe është arrestuar.

E reja u transportua me ambulancë në spital.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Ampelokipi, rreth orës 23:00 kur 30-vjeçari shqiptar me identitet grek u fut në banesën ku banonte vajza 23-vjeçare nga Polonia, me të cilën siç ka dëshmuar viktima, ishin njohur në “Facebook”.

Vajza ka treguar se ajo e kishte ftuar në shtëpinë e saj, i ka dhënë të pijë dhe kur po bisedonin papritmas shqiptari i kërkoi të bënin seks. 23-vjeçarja ka refuzuar dhe më pas ai e ka goditur me shuplakë dhe e ka goditur me grusht në fytyrë dhe trup, duke tentuar t’i kthejë rezistencën, ndërsa ka tentuar t’i grisë rrobat. Vajza rezistoi me të gjitha forcat dhe kur përdhunuesi i saj e kuptoi se nuk do ta përfundonte aktin e tij të pamenduar, vendosi të largohej.

Gjatë tentativës për tu arratisur ai ka thyer dorezën dhe ka mbetur i bllokuar në banesë./Opinion.al

Pas