Sport

U ndalua nga autoritetet, flamuri shqiptar u shfaq në ndeshjen Serbi-Zvicër



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:35 - 03/12/22 |
Opi Nion

Edhe pse autoritetet në Katar morën masa duke ndaluar flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë  në ndeshjen Serbi-Zvicër, flamuri shqiptar është shfaqur në stadiumin “974”, aty ku u luajt kjo sfidë.

Pas golit të shënuar nga sulmuesi i Zvicrës, Embolo, i cili barazoi rezultatin në 2-2, disa tifozë shpalosën flamurin kuq e zi në stadium, duke festuar.

Golin e parë të sfidës dhe për zviceranët, e realizoi mesfushori me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri. Në përfundim të ndeshjes Serbia humbi ndaj Zvicrës me rezultatin 3-2.

 

Pas