Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë ka dalë nga SPAK pas 90 minutash marrje në pyetje.
Meta u paraqit mëngjesin e sotëm në ambientet e prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion.
Në një prononcim për mediat ai tha se ishte thirrur për çështjen ÇEZ-DIA.
“Për telenovelën ÇEZ-DIA. Meqë jeni lajmëruar herët dhe po përballoni dhe shiun. Është një telenovelë, që është e gjykuar nja dy herë, dhe është rihapur për rastin konkret në dhjetor të 2029 nga një kallëzues i rremë që është dënuar dy herë nga gjykata për shpifje dhe për dhunë në familje. Faleminderit”, tha Meta./Opinion.al