Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U mbyt në Titanik dhe u dogj nga bombardimet naziste,libri i “mallkuar” i Khayyám

2022/04/21 at 10:31 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
U mbyt në Titanik dhe u dogj nga bombardimet naziste,libri i “mallkuar” i Khayyám

“Omari i madh”, një libër i rrallë i zbukuruar me gurë të çmuar, u dërgua nga Londra në Nju-Jork në prill të vitit 1912. Libri i Omar Khayyam, u mor në bordin e Titanikut dhe u fundos në fund të Oqeanit Atlantik, 110 vjet më parë, ndërsa botuesi që u mor me punimin e librit u mbyt në bregdetin anglez.

Nga fundi i viteve 1930, për shkak se ishte aq e veçantë, vepra u botua edhe njëherë me shpenzime të mëdha, por u dogj nga bombarduesit gjermanë në Londër.

“Sa më i lartë të jetë çmimi, aq më shumë do të jem i kënaqur”

Në vitin 1911, Francis Sangorski përfundoi një punë për të cilën ishte përkushtuar më shumë se dy vjet. Një punim mahnitës. Me përmasa 40 cm me 35 cm, libri ishte i veshur me 1050 bizhuteri, duke përfshirë rubinë dhe smeraldë. Për rikrijimin e tij u përdorën rreth 9 metra katrorë fletë ari dhe rreth 5000 copë lëkure.

Sangorski u kujdes për të perfeksionuar çdo detaj, aq sa përdori kafkën e një njeriu për të përshkruar me saktësi vizionin e tij artistik. Ai madje i dha ryshfet një rojtari në kopshtin zoologjik të Londrës për t’i ushqyer një gjarpri një mi të gjallë, në mënyrë që të mund të fiksonte imazhin e frikshëm për ta realizuar si pikturë në vepër. Pas përfundimit të punës, ai u vlerësua me një çmim të rëndësishëm.

Sangorski kaloi disa muaj duke krijuar dizajnin e librit, duke përfshirë gjarprin dhe kafkën brenda kopertinave

Në 1907, Sangorski takoi John Stonehouse, menaxher i librarisë Sotheran, e cila u themelua në 1761 dhe është ende funksionale sot. Sangorski i tregoi për ëndrrat e tij për një libër, origjina e të cilit mendohet të jetë që nga shekulli i 12-të. Sangorski kishte punuar më parë edhe disa versione të Rubáiyát-it të njohur të Omar Khayyám, por për “Omarin e Madh” tha se donte ta zbukuronte me gurë të çmuar “të tillë që nuk ishin parë kurrë më parë”.

“Bëje dhe bëje mirë; nuk ka kufi. Vendos atë që të pëlqen. Sa më i lartë të jetë çmimi aq më shumë do të jem i kënaqur, vetëm me kusht që të kuptohet se ajo që po bën dhe pagesa për të do të justifikohet nga rezultati, ndërsa libri kur të përfundojë të jetë botimi më modern në botë. Këto janë udhëzimet e vetme.” Francis Sangorski

Libri përbëhej nga pjesë të ndryshme: kopertina e përparme dhe e pasme, pjesa e brendshme dhe ilustrime shtojcë. Ai u zbukurua me motive të ndryshme si gjethe, shpendë, bimë, kafka dhe ornamente persiane që simbolizojnë jetën dhe vdekjen. Shtëpia botuese askohe, e përshkroi atë si “ekzemplarin më të mirë dhe më të shquar të projektuar ose të prodhuar ndonjëherë, në çdo periudhë ose në çdo vend”.

“Një mallkim që e ndjek”

Shtëpia botuese Sotheran’s e nxori librin në shitje për një vlerë marramendëse, ekuivalente sot me 120 000 paundë. Mirëpo, pavarësisht punimit tejet të rrallë, aristokratët apo artdashësit e kohës refuzuan ta blinin, jo për çmimin më shumë se sa për paragjykimin që kishin për këtë vepër letrare. Sipas kritikëve letrarë, Omar Khayyám nuk vlerësohej asokohe. Madje menaxheri i Mbretit Eduard VII në Kështjellën Windsor, Sir John Fortescue ishte ndër të parët që iu ofrua shansi për ta blerë, por nuk pranoi, duke e përshkruar si një vepër të papërshtatshme, të paefektshme dhe të parëndësishme.

Një tregtar nga Nju-Jorku i quajtur Gabriel Wells ndodhej në Londër në verën e vitit 1911 dhe i bëri shumë përshtypje vepra, për të cilën ofroi 800 paundë, por shtëpia botuese nuk ra dakord. Për shkak të mungesës së interesit në Britani, u vendos që “Omari” të dërgohej në Amerikë, e cila kishte një treg librash më fitimprurës. Por dhe atje për shkak të burokracive nuk arritën ta shisnin. Libri nisi të konsiderohej një mallkim i madh, ndaj u vendos që të shitej sa më shpejt të ishte e mundur përmes ankandit. Më 29 mars 1912, libri iu shit po Gabriel Wells për 405 funte.

Tragjedia e Titanikut

Më 6 prill, libri u nis për tek i zoti në Amerikë, përmes Titanikut. Fatkeqësia e Titanikut, në të cilën vdiqën më shumë se 1500 njerëz, është sigurisht një nga ngjarjet më të njohura të shekullit të 20-të, megjithatë pak dihet për atë që i ndodhi veprës në bordin e anijes. “Omar” ishte ndoshta më i njohuri nga thesaret e humbura në oqean. Sir John, menaxheri i bibliotekës kombëtarë asokohe, do të deklaronte se fundi i Atlantikut ishte padyshim “vendi më i mirë për të”.

Tragjedia e mëtejshme do të pasonte vetëm 10 javë pas fundosjes së Titanikut. Francis Sangorski, mjeshtri që realizoi këtë ekzemplar të rrallë, u mbyt në det në në Sussex, Angli. Sipas hetimeve ai u rrëzua aksidentalisht dhe më pas u mor nga rryma e fortë e ujit. Në epitafin e varrit të tij shkruhet: “Jeta për të si një mjeshtër sapo ka filluar”.

Bombardimet naziste në Londër

Në vitin 1924, nipi i George Sutcliffe – botuesi i parë i veprës – gjeti vizatimet origjinale të Sangorskit dhe vendosi të rikrijojë veprën e shkëlqyer. Bray kaloi vite duke u munduar për botimin e dytë të zbukuruar me xhevahire. Lidhja përfundoi, në kohën kur lufta përfshiu Evropën. Për t’u ruajtur nga bombardimet, libri u vendos në një kasafortë të sigurt, por gjithsesi nuk arriti të shpëtonte. Për ironi të fatit ndonëse kasaforta u gjet e padëmtuar, faqet e librit brenda ishin djegur nga nxehtësia e madhe.

Puna për botimin e tretë nisi menjëherë pas përfundimit të Luftë së Dytë Botërore. Shumë nga bizhuteritë që kishin mbijetuar nga versioni i tij i mëparshëm u ricikluan dhe pas 4000 orësh punë, Omari i tretë më në fund përfundoi. Fakti që Stanley Bray e bëri sërish, pas gjithë atyre peripecive, sigurisht nuk ishte për të fituar para, por libri tashmë ishte kthyer në simbol.




Ju sugjerojmë

Analiza/Ushtria izraelite dominon qiellin, por për ndalimin e raketave nuk mjafton
Bota

Analiza/Ushtria izraelite dominon qiellin, por për ndalimin e raketave nuk mjafton

17 Qershor, 2025 8:41 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 qershor 2025

17 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 17 qershor 2025

17 Qershor, 2025 8:05 am
Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit
-U tha në Opinion

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit

16 Qershor, 2025 11:20 pm
Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm
-U tha në Opinion

Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm

16 Qershor, 2025 11:07 pm
Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!
-U tha në Opinion

Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!

16 Qershor, 2025 10:57 pm
Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin
Bota

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin

16 Qershor, 2025 10:25 pm
Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Bota

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

16 Qershor, 2025 10:12 pm
Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja
Politikë

Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja

16 Qershor, 2025 9:55 pm
Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht
Aktualitet

Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht

16 Qershor, 2025 9:09 pm
Para

Haxhiu: Linda Rama dhe Lea Ypi, modele për presidentin shqiptar

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 22 prill 2022

Plane për fundjavën? Zonat ku pritet të ketë reshje shiu

Rritje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
















TE FUNDIT

Analiza/Ushtria izraelite dominon qiellin, por për ndalimin e raketave nuk mjafton

Analiza/Ushtria izraelite dominon qiellin, por për ndalimin e raketave nuk mjafton
17 Qershor, 2025

Për më shumë se 48 orë, izraelitët kanë fituar epërsi ajrore mbi Iranin, një arritje e theksuar nga Kryeministri Netanyahu....

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 17 qershor 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
17 Qershor, 2025

Përgjatë orëve të paradites, territori Shqiptar, do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta ku më më...

Lexo më shumë

Horoskopi, 17 qershor 2025

Horoskopi, 12 prill 2025
17 Qershor, 2025

DASHI Një ditë e shkëlqyer falë Hënës në Ujor që ju jep energji mendore, sharm dhe kreativitet. Në dashuri jeni...

Lexo më shumë

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit
16 Qershor, 2025

Lindja e Mesme është rindezur nga një tjetër konflikt pas sulmeve izraelite kundrejt Iranit. Izraeli ka deklaruar disa sulme në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com