Aktualitet

U lut për mos t’u shkarkuar? Meta: Zoti t’i falë ata që s’dinë çfarë bëjnë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:34 - 04/06/21 |
Opi Nion

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë ditë e sotme në Shijon, Elbasan, me ftesë të komunitetit ortodoks dhe të Mitropolitit të Elbasanit Imzot Andonit, ku mori pjesë në festën fetare të Shën Joan Vladimirit.

Në një fjalë të shkurtër mbajtur për mediat, Meta u pyet nëse u lutet që të mos shkarkohet nga Komisioni Hetimor.

Ndërkohë që përgjigja e tij ishte “ lutja është që Zoti të falë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë”.

“Ky manastir edhe pas kaq shumë shekujsh mbledh kaq shumë njerëz, që luten për paqe. Nuk ekztion asnjë elutjee e tillë, lutjas është Zotit i falen të gjithë ata që nuk dinë se çfarë bëjnd he udhëheq të gjitihë në rrugën e të mirës së përbashkët.

Besoj se është përgjigje shumë e qartë. Kam ardhur këtu për t’ju bashkuar këtij mesazhi, të një bashkëjetese”, deklaroi Meta./Opinion.al

Pas