Aktualitet

U kthye nga Anglia për t’u fshehur në fshat, si u arrestua ish-shefi i policisë Bode



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:50 - 11/08/22 |
Opi Nion

I dënuar në mungesë me 12 vite burg, ish-shefi i stacionit policor të Dhërmiut, Sokol Bode, u arrestua këtë mbrëmje në Berat në fshatin e tij të lindjes.

Mësohet se Bode, i cili qe arratisur nga Shqipria në vitin 2017 dhe ishte vendosur në Angli, ishte kthyer dhe fshihej në fshatin Mimias.

Ai ndodhej i vetëm në banesë në momentin e arrestimit, ndërkohë që në aksion morën pjesë forcat Shqiponja, FNSH dhe policia e Beratit. Më herët Sokol Bode u kishte shpëtuar edhe dy operacioneve për kapjen e tij, të dyshuara se u dekonspiruan.

Bode ishte nga 3 ish-drejtorët e Policisë që pritej te arrestohej pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ne vitin 2017, pas akuzave për lidhje dhe favorizim të aktivitetit të bandës së Habilajve./Opinion.al

Pas