Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka shprehur mbështetje të fortë për presidentin Joe Biden, pas performancës së kritikuar gjerësisht në debatin presidencial me Donald Trump, në SHBA.
Obama doli në mbrojtje të Bidenit, duke theksuar se një debat i vetëm nuk përcakton tërësinë e një fushate zgjedhore.
Ai pranoi se “ndodhin netë të këqija debati” dhe përsëriti besimin e tij të palëkundur në përkushtimin e përjetshëm të Biden ndaj popullit amerikan.
“Këto zgjedhje janë ende një zgjedhje midis dikujt që ka luftuar për njerëzit e zakonshëm gjatë gjithë jetës së tij dhe dikujt që kujdeset vetëm për veten e tij. Ndodhin netë të këqija debati. Por këto zgjedhje janë ende një zgjedhje midis dikujt që ka luftuar për njerëzit e zakonshëm gjatë gjithë jetës së tij dhe dikujt që kujdeset vetëm për veten e tij.”, tha ai.