Gjykata e Durrësit ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest në burg” për të tre personat e arrestuar gjatë operacionit “Binomi”.
Kujotjmë se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 4.6 kg lëndë eksplozive tritol dhe C-4, një kallashnikov, municion luftarak, granata dore dhe kapsolla detonatore.
Në burg u lanë:
Barim Flora, 42 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja”.
Ardjan Gjoka, 33 vjeç dhe Jemin Flora., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Mësohet se këta shtetas trafikonin armë, lëndë eksplozive dhe municione, në qytetet e Tiranës dhe Durrësit, ndrërkohë që policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
- 1.2 kg eksploziv i paketuar i dyshuar i llojit C-4;
• 2.2 kg lëndë eksplozive e dyshuar tritol;
• 3 granata dore luftarake;
• 4 aparate telefoni celular.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti tip “Land-Rover Frilander”./Opinion.al