Aktualitet

“Lamtumirë usta”, Rama për Pirro Manin: Pa të kultura do të ishte e varfër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:24 - 03/06/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se aktori dhe regjisori i njohur Pirron Mani është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Nëpërmjet një postim në rrjetet sociale Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur shqiptar Pirro Mani.

Për Ramën, Pirro Mani “ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore”.

“Pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër”, shkruan ndër të tjera Rama.

Postimi i Ramës:

LAMTUMIRË USTA!

Pirro Mani ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore. Pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër.

U prehtë në paqe dhe ngushëllime familjes

Ndërkohë për ndarjen nga jeta të regjisorit ka reaguar edhe Lulzim Basha, i cili nëpërmjet një postimi i ka shprehur ngushëllimet familjes, të afërmëve por edhe gjithë artdashësve.

Basha thotë se sot është një ditë e trishtë për teatrin, artin shqiptar dh artdashësit.

Postimi i Bashës:

Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta e ikonës së teatrit Pirro Mani.

E sotmja është një ditë e trishtë për teatrin, një ditë e trishtë për artin shqiptar, një ditë e trishtë për artdashësit.

Në këto orë të vështirë për familjen Mani i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta bashkëshortes znj. Pavlina Mani dhe fëmijëve, si dhe kolegëve e miqve të tij në botën e artit.

U prehtë në paqe!

Pas