Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U kap me drogë në Angli, 26-vjeçari shqiptar:Isha në gjakmarrje, nëna është e sëmurë

2022/07/27 at 5:32 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
U kap me drogë në Angli, 26-vjeçari shqiptar:Isha në gjakmarrje, nëna është e sëmurë

Një 26-vjeçar shqiptar tentoi të arratisej nga policia britanike duke kaluar çatitë e disa shtëpive pasi iu gjet një shtëpi bari.


Sipas mediave vendase, gjithçka u zbulua mëngjesin e 14 majit të këtij viti, kur oficierët e policisë nga ekipi i krimit të organizuar në Swansea ekzekutuan një urdhër kontrolli në një shtëpi pranë “Palace Theatre”.

Fillimisht oficerët u pozicionuan rreth shtëpisë dhe më pas u detyruan të hynin nga dera e përparme kur panë që i riu shqiptar po arratisej nga çatia.

Pas disa minutash ndjekje nga policia, shqiptari tashmë i identifikuar si Geraldo Xixi, u arrestua në një pronë të High Street.

Nga kontrolli i bërë në shtëpinë në rrugën “Prince of Wales, policia zbuloi një dhomë në katin e poshtëm, dy dhoma gjumi dhe papafingo, që ishin shndërruar në një vend të përshtatshëm  për rritjen e kanabisit, brenda të cilave u gjetën 130 bimë. Muret e dhomave ishin të veshura me plastikë, të pajisura me llamba, ventilatorë, kanale dhe kohëmatës.

Ndërkohë, në disa dëshmi thuhej se një dhomë ishte përdorur për tharjen e kanabisit dhe  se në kuzhinë kishte rezerva plehërimi dhe se matësi i energjisë elektrike ishte anashkaluar.

Ndërsa inxhinierët nga Wester Power pasi shkuan në vendngjarje, konstatuan se rruga ishte gërmuar më parë dhe kablloja kryesore e energjisë elektrike ishte futur direkt në të, dhe rruga më pas ishte rihapur. Në dëshminë e tyre thuhet se kablloja kryesore tregonte shenja ekstreme të mbinxehjes, dhe se ngatërrimi i furnizimit mund të kishte shkaktuar vdekje të njerëzve.

Sipas avokatit të Gerardo Xixit, ekspertët kanë arritur në përfundimin se kjo shtëpi droge me 11 kilogramë kanabis arrin një vlerë shumicë deri në 57.000 Paund ndërsa në treg pakice kap një vlerë shumë më të lartë.

Në një intervistë të mëvonshme, Xixi deklaroi se ishte viktimë e një gjakmarrjeje dhe se erdhi në Angli për të punuar në ndërtim nga persona të cilët e dinin historinë e tij familjare, ku babai i tij kishte vrarë një burrë në qytetin e tyre. Ai tha se kishte qenë në Angli që nga dhjetori i vitit të kaluar dhe se paguhej 100 paund në javë.

Por, pas hetimeve të bëra nga Home Office, rezultoi se 26-vjeçari shqiptar nuk ishte viktimë e trafikimit, siç ai pretendonte. Avokati tha se Xixi kishte familje në Mbretërinë e Bashkuar dhe se kishte qenë i lirë të vinte e të shkonte. Po ashtu thuhet se ai kishte telefona që mund t’i përdorte.

Geraldo Xixi ishte shpallur më parë fajtor për prodhimin e kanabisit, kur u paraqit në bankën e të akuzuarve për dënim.

Sipas prokurorit, i riu shqiptar nuk ka asnjë dënim të mëparshëm në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa pritet përgjigje nga autoritetet shqiptare për ndonjë dënim të mundshëm në këtu.

Geraldo Xixi kishte studiuar për menaxhim biznesi në Shqipëri por i kishte lënë përgjysmë për shkak se nëna e tij ishte sëmurë, arsye kjo që çoi në ikjen e tij drejt Anglisë. I riu shqiptar pasi pranoi fajësinë u dënua me 12 muaj burg.



Ju sugjerojmë

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
Kryesore

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

26 Dhjetor, 2025 7:08 pm
Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
Rajoni

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

26 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
Bota

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

26 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
Rajoni

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

26 Dhjetor, 2025 4:31 pm
Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14  persona të plagosur
Bota

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 persona të plagosur

26 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kryesore

Investimet e huaja, Tabaku: Shqipëria duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në

26 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin
Kronikë

Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin

26 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve
Aktualitet

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve

26 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
Bota

Lufta në Ukrainë/ Të dielën takim Trump-Zelensky në Florida

26 Dhjetor, 2025 2:23 pm
VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej
Bota

VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

26 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Para
Mbyllet procesi i përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të PS në Tiranë

Mbyllet procesi i përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të PS në Tiranë

Ukraina njofton rifillimin e eksportit të grurit

Ukraina njofton rifillimin e eksportit të grurit

Lezhë/ Të shtëna me armë, qëllohet në drejtim të një makine tip ‘ML’

Zhduket 16-vjeçarja në Tiranë, babai bën denoncimin në polici, nisin kërkimet
















TE FUNDIT

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
26 Dhjetor, 2025

Dy kongresistë amerikanë, një republikan dhe një demokrat, kanë riafirmuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën vazhdon të...

Lexo më shumë

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
26 Dhjetor, 2025

Autoritetet greke kanë shpëtuar gjithsej 52 emigrantë në dy operacione të ndryshme në detin Egjé, ndërsa kërkimet vazhdojnë për gjetjen...

Lexo më shumë

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
26 Dhjetor, 2025

Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar një dënim me 10 vite burg për ish-presidentin  Yoon Suk-Yeol. Ai akuzohet për...

Lexo më shumë

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
26 Dhjetor, 2025

Nga bilbordet me mesazhin “Trump, serb”, te zhgënjimi. Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), tarifat për produktet nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com