Kronikë

U kap duke transportuar dy sirianë, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:30 - 04/10/21 |
Opi Nion

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës.

Bëhet me dije se prangosja e të riut ka ardhur sepse ka ndihmuar 2 shtetas sirianë për kalim të paligjshëm të kufirit në këmbim të parave.

Mësohet se i riu me iniciale K. G., 26 vjeç, banues në Kukës, u arrestuar në rrugën “Vangjel Noti” Laprakë,  duke transportuar dy shtetas sirianë të cilët kishin hyrë në mënyrë të rregullt nga aeroporti i Rinasit dhe po tentonin të largoheshin në mënyrë të paligjshme nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. S, 29 vjeç, i cili dyshohet se është organizator i kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim./Opinion.al

Pas