Kompozitori i njohur Flamur Shehu, është infektuar me COVID-19. Mësohet se pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ai është shtruar në QSUT.
Kompozitori 77-vjeçar i mbi 500 këngëve, ndodhet në terapi intensive nën kujdesin e bluzave të bardha.
Flamur Shehu është fitues i çmimeve të para dhe të dyta në festivale, kompozitori mban titullin “Mjeshtër i Madh” për kontribut të shquar në fushën e muzikës e këngës së lehtë shqiptare dhe studimin e folklorit. / Opinion.al