Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“U infektova nga bashkëshorti ”, bashkëjetesa me HIV/AIDS e nënës dhe 3 fëmijëve

2022/02/23 at 7:45 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“U infektova nga bashkëshorti ”, bashkëjetesa me HIV/AIDS e nënës dhe 3 fëmijëve

Ditët e sotme një sëmundje si HIV/AIDS konsiderohet e zakonshme sepse përparimi i shkencës, terapive dhe ilaçeve e ka bërë  më të përballueshme jetesën me të për vite të tëra. Por kjo nuk ndodhte në vitin 2003 kur Olimbi Hoxhaj, e ftuar sot në “Rudina” në Tv Klan, zbuloi se bashkëshorti i saj e kishte infektuar me këtë sëmundje.

Ajo e mësoi këtë vetëm pak ditë pas vdekjes së tij, ndërsa nga 4 fëmijët e tyre nuk ishte infektuar vetëm vajza e madhe. Tre djemtë ishin bartës, nga të cilët, binjakët ndodheshin në fazën më të rëndë sa mjekët nuk iu jepnin shpresa për të jetuar.

Olimbi Hoxhaj: Kam filluar përpjekjet të panumërta individualisht. Arrita që të siguroja mjekimin për t’i futur në terapi. Mjekimi ka ardhur nga Vjena, me një kosto prej 2400 Euro për një nga fëmijët në muaj. Shpenzova të gjitha çfarë kisha, kursime familjare, njëkohësisht kam kërkuar ndihmë sepse duke qenë medikamente me një kosto shumë të lartë, sigurisht që asnjë familje shqiptare nuk arrin që me kursimet e veta t’i përballojë.

Më pas, spitali ishte i domosdoshëm sepse gjendja po përkeqësohej. Por pikërisht aty ku mendohej të ishte streha e shpëtimit nga opinionet e njerëzve, u përball me mospërfilljen e bluzave të bardha.

Olimbi Hoxhaj: Kam pritur që të bindeshin mjekët për t’i shtruar në spital, ndërkohë që kisha dy javë që i mbaja shishet e medikamenteve në shtëpi, i shihja si shpresë, si dritë. Kam insistuar fort. Mbaj mend në atë moment kam ndenjur në korridor më shumë se tre orë me njërin prej binjakëve në krahë që ishte në gjendje më të rënduar, tjetri lëvizte, shëtiste. Nuk po vendosnin ku do shtrohesha, cilën dhomë do lironin, çfarë situate u krijua! Frika, mbaj mend shishet me dezinfektantë, dorezat e dyerve që pastroheshin, dyer që hapeshin me këmbë sepse dorezën e kisha përdorur unë. Ishte vërtet një film horror në sytë e mi, që luftoja me vdekjen, por edhe me sistemin.

Kur kaluan 5 javë në spital, mjekët e këshilluan të shkonte në shtëpi e t’i linte binjakët aty dhe të shpëtonte të tjerët. Olimbia vendosi të qëndronte së bashku me ta sepse mjekët mezi ia hidhnin sytë edhe me praninë e saj aty, ndaj frikësohej se me ikjen, fëmijët nuk do të kishin asnjë fije shprese./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

1 Janar, 2026 11:33 am
Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
Aktualitet

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

1 Janar, 2026 11:25 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

1 Janar, 2026 9:07 am
Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin
Bota

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

1 Janar, 2026 9:04 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 janar 2026

1 Janar, 2026 9:01 am
Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
Bota

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

31 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre
Bota

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre

31 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
Aktualitet

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

31 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
Aktualitet

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

31 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”
Kryesore

Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”

31 Dhjetor, 2025 4:58 pm
Para
“Jam krenar për Tahirin”,Rama:Ju hodhët poshtë “Kreshnikun e madh”, Sali Berishën

“Nuk ka lindur ai burrë që..." Rama-Boçit: Të jap përgjigjen që kam unë 

Përshkallëzimi i konfliktit/ Rusia evakuon stafin e ambasadës në Kiev

Përshkallëzimi i konfliktit/ Rusia evakuon stafin e ambasadës në Kiev

“Ky është rezultati i 22 mln eurove”, Boçi nxjerr foton, Rama: Nuk flitet kështu

"Ky është rezultati i 22 mln eurove”, Boçi nxjerr foton, Rama: Nuk flitet kështu

TE FUNDIT

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
1 Janar, 2026

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia në Lezhë, në kuadër të operacionit policor...

Lexo më shumë

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
1 Janar, 2026

Gjatë natës së ndërrimit të viteve, kryepolici Ilir Proda, inspektoi shërbimet e Policisë Rrugore. Ai theksoi rëndësinë e reagimit në...

Lexo më shumë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
1 Janar, 2026

Një aksident i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e...

Lexo më shumë

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin
1 Janar, 2026

Arabia Saudite ka kërkuar që Emiratet të tërheqin trupat e tyre nga Jemeni dhe të ndalojnë mbështetjen ndaj separatistëve jugorë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com