Aktualitet

U godit 27 herë me thikë, 41-vjeçari doli i gjakosur nga lokali dhe kërkoi ndihmë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:19 - 24/01/23 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e ndodhur të shtunën në kryeqytet, ku një i ri u qëllua me thikë në një lokal në zonën e ish-bllokut.  Sipas News 24, Eder Dorzi u godit me thikë 27 herë nga dy persona.

Dy autorët kanë hyrë në lokal dhe janë ulur në tavolinën e Drozit, i cili shoqërohej edhe nga një person tjetër. Mësohet se personat në fjalë i kanë kërkuar shoqëruesit të 41-vjeçarit që të blinte një paketë cigareje dhe pas atij momenti kanë nisur të sulmojnë me thikë Drozin, duke e lënë të plagosur.

Menjëherë pas ngjarjes, ata janë larguar prej aty, ndërkohë 41-vjeçari ka dalë nga lokali i gjakosur dhe ka kërkuar ndihmë.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që njoftuan ambulancën dhe policinë. Ndërkohë, në spital, Drozi dëshmoi para një oficeri policie, ku tregoi ngjarjen dhe edhe identitetin e personave që e sulmuan me thikë.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të lokalit.

Pas