Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U dhunua nga burri në rrugë, banka i mban lekët e bamirësisë gruas

2016/08/09 at 7:29 PM
në Aktualitet, Kronikë, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
U dhunua nga burri në rrugë, banka i mban lekët e bamirësisë gruas

Problemet nuk kanë të sosur për Marsela Çaushin, gruan që u dhunua nga ish-bashkëshorti i saj në mes të Vlorës dhe në sy të fëmijëve të saj. Videoja e dhunës, që u përhap menjëherë në rrjetin social dhe solli reagime të ashpra, preku zemrat e mjaft qytetarëve.


Ata kontribuuan me shuma të ndryshme parash në një llogari bankare që u hap posaçërisht pas ngjarjes, që solli edhe arrestimin e dhunuesit Ilirjan Pajo.

Por paratë që iu dhanë asaj për bamirësi i janë mbajtur nga banka, pasi ish-bashkëshorti i saj kishte marrë një kredi në kohën kur ata ishin ende të martuar, ndërsa Marsela kishte dalë si person garant për shumën e marrë.

Pak ditë më parë, Marsela erdhi edhe në Tiranë për të kontaktuar drejtuesit e bankës, por këta të fundit nuk i dhanë dot zgjidhje.

“Panorama” e kontaktoi dje Marsela Çaushin, por ajo shprehet se e vetmja shpresë për të shlyer një pjesë të mbetur të kredisë është kur ajo të punësohet.

Znj.Çaushi, tashmë ishbashkëshorti juaj është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë me pesë vite burg, a ndiheni më e sigurt tani?

Si të them… edhe po, edhe jo. Po pres se çfarë do të vendosë Gjykata e Apelit.

Vazhdoni të banoni në hyrjen me qira të paguar nga Bashkia?

Po, dhe me sa duket do të jetoj gjatë aty, sipas bisedave që kam bërë me pronarin e banesës Sulo Shehu dhe kryetarin e Bashkisë.

Pas videos së dhunës ju premtuan se do të fillonit punë në një shkollë si sanitare. E keni nisur punën?

Po, më është premtuar se do të futem në punë si pastruese në një shkollë, por kur të fillojë viti i ri shkollor. Më kanë thënë se në muajin shtator do të më caktohet. Edhe fëmijët do t’i çoj në shtator në kopsht dhe në shkollë pa pagesë, sepse tani ato janë të mbyllura.

Përveç banesës, çfarë ndihmash të tjera ju janë ofruar?

Zhurma u bë e madhe, por deri tani asgjë s’më është ofruar, madje edhe ato pak lekë që më dhanë, m’i mbajti banka për kamatat e kredisë që kishte marrë burri, para se të ndaheshim.

Pse jua mbajti banka?

Paratë u mbajtën automatikisht nga banka për të shlyer kredinë që s’e kisha paguar dhe kamatën së bashku. Pas ngjarjes, më hapën një numër llogarie në mënyrë që të më ndihmonin kush të mundej. U mblodhën rreth 1.2 milion lekë të vjetër. Fatmirësisht, 360 mijë lekë i tërhoqa menjëherë dhe u bleva një televizor fëmijëve. Tërhoqa dhe ca të tjera për disa nevoja familjare. Kishin mbetur edhe 700 mijë të vjetra. Por kur më duheshin sërish para, pashë se llogaria ishte bosh.

U ankova këtu në Vlorë, por nuk më zgjidhi njeri. Shkova tek e njëjta bankë në Tiranë, por edhe atje më thanë se kredia bashkë me kamatat kishte shkuar 830 mijë lekë. Paratë i kishin marrë të përmbarimit, pasi llogaria ime ishte hapur në një bankë dhe debitore isha në një tjetër bankë. U interesova dhe më thanë se më kanë mbetur edhe 130 mijë lekë të vjetër.

E paguat këtë shumë?

Jo, nuk kam mundësi. Jam pa asnjë lek. Fëmijët përsëri më kanë mbetur pa bukë. U fol shumë se më kishin dhënë para dhe ndihma të shumta, por ngelën vetëm në propagandë dhe asgjë nuk u bë realitet. Siç të thashë, edhe ato pak para që m’i dhanë qytetarët për bamirësi, nuk erdhën te fëmijët e mi. Ato m’i mori banka, ndërsa fëmijët e mi përsëri janë pa bukë deri në tetor, kur të marr pagën e parë, nëse do të mbahet premtimi dhe të më fusin në punë./ Q.Biraku (Panorama)

 

Etiketa: bankadhunohetgruajavlore


Ju sugjerojmë

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

15 Korrik, 2026 8:38 am
“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Para
Ambasadori britanik: Dua Lipa frymëzuese!

Ambasadori britanik: Dua Lipa frymëzuese!

Lamtumirë “Takimi i Pasdites”, ja formati i ri që do të prezantojë Rudina Magjistari

Lamtumirë "Takimi i Pasdites", ja formati i ri që do të prezantojë Rudina Magjistari

Video/ Ja si e uron Dafina Lumin për ditëlindje…

Video/ Ja si e uron Dafina Lumin për ditëlindje...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
15 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-Be, e cila u mbajt të martën në Bruksel....

Lexo më shumë

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
15 Korrik, 2026

Donald Trump ka thënë se sulmet ndaj Iranit “do të vazhdojnë derisa unë të them se është mjaft”.  Në një...

Lexo më shumë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}