Aktualitet

U dënua me 2 vite burg, Adriatik Llalla u largua për në Turqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:22 - 22/09/21 |
Opi Nion

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është larguar nga Shqipëria javët e fundit.

Burime nga policia për news 24 bëjnë me dije se destinacioni i parë Llallës ka qenë Turqia.

Ndërkohë që nuk dihet nëse ai  ndodhet ende në shtetin turk apo është larguar. Avokati i tij më herët deklaroi se Llalla ndodhet në regjim spitalor.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u dënua ditën e sotme nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg dhe 5 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike. Llalla nuk ishte prezent në seancën e sotme pasi u raportua se ai ndodhej për kurim, pasi vuan nga një sëmundje e pashërueshme./Opinion.al

Pas