Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U arrestua për vrasje me pagesë, kush është shkodrani që mori peng shokun

2020/10/02 at 9:20 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
U arrestua për vrasje me pagesë, kush është shkodrani që mori peng shokun

Ditën e sotme Policia e Shtetit njoftoi se ka arrestuar në Gjirokastër Dod Gjikolajn, i cili rezulton në kërkim ndërkombëtar të shpallur nga Gjykata Themelore në Gjakovë. 41-vjeçari Gjikolaj akuzohet se ka kryer disa vrasje me pagesë në Kosovë.


Pas vendimit nga Gjykata e Gjakovës, Departamenti për Krimet e Rënda në Kosovë, ka lëshur urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të Gjikolaj, për veprat penale “Vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese”.

Por kush është Dodë Gjikolaj?

41 vjecari është i njohur edhe për drejtësinë shqiptare. Emri i tij do të bëhej publik në gusht të vitit 2017. Gjikolaj do të arrestohej nga policia e Shkodrës pasi ai kishte marrë peng një 31-vjeçar nga Malësia e Madhe, Pjetër Narkaj, për një shumë parash prej 4 mijë eurosh, borxh i vjetër i pakthyer nga 31 vjecari.

Si ndodhi  ngjarja?

Dodë Gjikolaj do të kërkonte takim me 31 -vjeçarin për të sqaruar borxhin por gjithçka do të kalonte në konflikt mes të dyve derisa 41- vjeçari Gjikolaj do të nxirrte armën, do e fuste me dhunë në makinë të riun dhe do të largohej me shpejtësi.

Denoncimi për pengmarrjen do e jepnin familjarët e të riut e menjëherë më pas blu-të u vunë në ndjekje të Gjikolajt.

Në tentativë për ta ndaluar, Gjikolaj do ti largohej me shpejtësi efektivëve të cilët i kishin bërë shenjë për ta ndaluar.

Arratia dhe pengmarrja nuk zgjati më shumë se 12 orë.

Pas arrestimit të tij, Gjikolaj mohoi çdo akuzë dhe u shpreh se thjesht ishte takuar me Pjetër Narkajn, për të folur në lidhje me një borxh.

Për këtë arsye, grupi hetimor dyshonte se i gjithë rrëmbimi u inskenua, pasi Narkaj i kishte një borxh prej 4 mijë eurosh, Gjikolajt.

E bindur për akuzën, Prokuroria përpiloi dosjen e Dodë Gjikolajt, që në atë kohës ishte 38 vjeç dhe e akuzoi për pëngmarrje.

Mirëpo, sapo kaloi një vit nga kjo ngjarje, Gjikolaj u përfshi në një tjetër krim.

Ai akuzohet se është autor i vrasjes me eksploziv i Haxhi Ahmetit në Gjakovë, ngjarje e ndodhur më 14 tetor të vitit 2018 në Smolicë të Gjakovës.

Eksplozivi që i mori jetën Ahmetit, ishte vendosur në derën e shtëpisë së viktimës, dhe dyshohet se këtë gjë e ka bërë Gjikolaj.

Dodë Gjikola dyshohet të jetë pjesë e një bande që kryente vrasje dhe shpërthime me eksploziv në Kosovë.

Gjikola tashmë do të duhet të përballet me Drejtësinë Kosovare për ngjarjet që akuzohet, për të cilat pritet të ekstradohet së shpejti.



Ju sugjerojmë

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
Bota

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

22 Qershor, 2025 10:41 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 9:56 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
5 viktima dhe 460 raste të reja me COVID-19 në Greqi

5 viktima dhe 460 raste të reja me COVID-19 në Greqi

Durrës/ Helmohen tre punonjës të paraburgimit dhe një i burgosur

Aksident në Elbasan, Policia: E plagosur pasagjerja e “BMW”-së

U infektua me COVID-19, Shtëpia e Bardhë jep detaje për shëndetin e Trump

U infektua me COVID-19, Shtëpia e Bardhë jep detaje për shëndetin e Trump
















TE FUNDIT

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore...

Lexo më shumë

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
22 Qershor, 2025

Mbrojtja ajrore është aktivizuar në qytetet iraniane, si Teheran, Tabrizin veriperëndimor dhe Yazdin qendror. Kjo për shkak se IDF, Forcat...

Lexo më shumë

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën t’i bashkoheshin ofensivës së Izraelit dhe të godisnin objektet bërthamore iraniane, sekretari amerikan i mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com