Kronikë

U arrestua për drogë, “Robi”, vëllai i autorit të masakrës së Çoles


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:38 - 27/08/21 |
Opi Nion

Një ndër tre personat e arrestuar nga policia gjatë operacionit “Ottima” është Ferdinant Llanaj, 43 vjeç, banues në Selenicë i njohur ndryshe me pseudonimin “Robi”. 43-vjeçari rezulton të jetë një emër i njohur për policinë, pasi në në 2017 i kanë bërë një atentat me armë zjarri.

Në atentatin e 4 vite më parë, Llanaj mbeti i plagosur bashkë bashkë me dy persona të tjerë, njëri fëmijë 8 vjeç.

Ferdinand Llanaj është edhe vellai i Aleksandër Llanajt, njërit prej të dënuarve për masakrën e Çoles në 7 prill 2015. Kujtomë se Aleksandër LLanaj është dënuar nga Gjykata e Apelit e Vlorës me burg përjetë. Ferdinanti është djali i Baftjar Llanajt, i ekzekutuar në 15 qershor të 2011-ës, në afërsi të Selenicës për hakmarrje.

Ditën e sotme, gjatë kontrollit në territorin e banesës dhe përreth territorit të banesës së Ferdinant Llanaj u gjeten rreth 600 bimë kanabis sativa të kultivuara.

Përveç tij u arrestuan edhe Dritan Begaj 54 vjeç dhe Ergi Cura 21 vjeç. Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto ambiente, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis, 4 automjete, dy prej tyre të blinduara, 6 aparate celular dhe një shumë parash.

Pas