Gjykata e Vlorës ka lënë në arrest shtëpie Edison Begajn, i cili u arrestua 4 ditë më parë pasi u kap me ramë zjarri pa leje e fishekë, pas një aksioni të RENEA-s në qytetin eVlorës.
Seanca gjuqësore për caktimin e masës së sigurisë u mbajt në spital, ku Begaj u shtrua për shkak të plagëve të marra pas atentatit që iu bë pak javë më parë.
41-vjeçari Begaj u arrestua ndërsa ishte në lokali e tij, pasi iu gjet një armë zjarri dhe 5 fishekë.
Kujtojmë se disa javë më parë Begaj u plagos me 4 plumba në një atentat në hyrje të banesës së tij, në fshatin Kaninë, në perani të fëmijëvë të mitur./ Opinion.al