Bota

Turqia ndalon anijen ruse që transportonte grurë nga Ukraina



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:00 - 03/07/22 |
Opi Nion

Autoritetet doganore turke ndaluan një anije ruse mallrash, që transportonte grurë,  nga porti ukrainas i Berdyansk për në Karasu.

Kështu ka thënë ambasadori i Ukrainës në Turqi, siç raporton Guardian.

“Ne kemi bashkëpunim të plotë. Anija është ndalur aktualisht në hyrje të portit dhe është ndaluar nga autoritetet doganore turke,” tha ambasadori Vasyl Bodnar për televizionin kombëtar ukrainas.

Ukraina kishte kërkuar sekuestrimin e anijes, e cila ndodhej në brigjet turke, duke akuzuar Rusinë për vjedhjen e grurit ukrainas, një akuzë e mohuar nga Rusia./Opinion.al

Pas