Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turqia do të vazhdojë blerjet ushtarake nga Rusia

2021/05/18 at 11:00 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Turqia do të vazhdojë blerjet ushtarake nga Rusia

Turqia po kërcënon të vazhdojë me blerjet ushtarake ruse pavarësisht paralajmërimeve nga Uashingtoni. Kërcënimi vjen ndërsa përplasja midis anëtarëve të NATO-s thellohet lidhur me blerjen nga Ankaraja të një sistemi rus raketash. Ndërsa Uashingtoni rrit presionin ndaj Ankarasë për t’u tërhequr nga blerja sistemeve ruse të mbrojtjes nga raketa S 400, ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar mbrojti këtë muaj synimet e tij, duke hedhur poshtë shqetësimet amerikane.


Ky nuk është një sistem për sulme, tha Akar, duke shtuar se aty ku është dislokuar ai nuk mund të kërcënojë absolutisht askënd. Uashingtoni thotë se radari i përparuar i raketave S 400 përbën një kërcënim për sistemet e mbrojtjes së NATO-s dhe bën thirrje për heqjen e tij. Por Ankara ka thënë se po shqyrton blerjen e më shumë të raketave ruse. Një burim i afërt me qeverinë thotë se Turqia tashmë ka arritur një marrëveshje me Moskën.

Muajin e kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi Turqinë se mund të përballet me sanksione nëse blen armë të tjera ruse, përfshirë sisteme shtesë të raketave S 400. Për shkak të shqetësimeve mbi raketat S 400, Uashingtoni kishte bllokuar Turqinë nga modernizimi i avionëve të saj të vjetër luftarakë me ato F-35 të Amerikës. Por këshilltari i presidentit turk Mesut Casin paralajmëroi se Uashingtoni po e detyron Turqinë që të thellojë edhe më tej lidhjet e saj ushtarake me Rusinë.

Analistët parashikojnë që Ankaraja nuk do të bëjë asnjë blerje të re të armëve ruse deri në një takim të planifikuar midis presidentëve turk dhe amerikan në kuadër të takimit të nivelit të lartë të NATO-s muajin e ardhshëm. Ilham Uzgel, një analist i marrëdhënieve ndërkombëtare në portalin Duvar News thotë se blerja e raketave ruse po mban peng marrëdhëniet turke të SHBA.

“Është një lloj parakushti që SHBA i imponon Turqisë dhe nuk kam parë ndonjëherë më parëqë Turqia të vërë veten në një pozitë kaq bllokuese”, thotë ai.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusolgu tha se Uashingtoni duhet të heqë dorë nga kundërshtimet e tij, duke qëndruar i vendosur në pozicionin se Turqia nuk do ta kthente mbrapsht blerjen e saj të raketave ruse. Por disa analistë parashikojnë që Ankaraja mund të jetë e gatshme të bëjë një marrëveshje nëse Uashingtoni bën lëshime./VOA

Etiketa: armetrusiaTuqia


Ju sugjerojmë

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

1 Janar, 2026 9:07 am
Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin
Bota

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

1 Janar, 2026 9:04 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 janar 2026

1 Janar, 2026 9:01 am
Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
Bota

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

31 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre
Bota

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre

31 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
Aktualitet

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

31 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
Aktualitet

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

31 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”
Kryesore

Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”

31 Dhjetor, 2025 4:58 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia do të fitojë në Ukrainë

31 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë
Aktualitet

Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë

31 Dhjetor, 2025 1:18 pm
Para
Mirditë/ 5 persona përdhunojnë në grup të miturën

Emrat/ Kush janë të arrestuarit për përdhunimin e të miturës në Lezhë

Emërimi i Cakajt që solli përballjen Meta-Rama,nis seanca në “Kushtetuese”

Emërimi i Cakajt që solli përballjen Meta-Rama,nis seanca në "Kushtetuese"

Mbyllja e dosjes 184, PD ankimon vendimin e Prokurorisë

Zgjedhjet për kryetarin e PD-së, hapet gara, kriteret për kandidatët
















TE FUNDIT

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
1 Janar, 2026

Një aksident i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e...

Lexo më shumë

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin
1 Janar, 2026

Arabia Saudite ka kërkuar që Emiratet të tërheqin trupat e tyre nga Jemeni dhe të ndalojnë mbështetjen ndaj separatistëve jugorë....

Lexo më shumë

Horoskopi, 1 janar 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
1 Janar, 2026

DASHI Ata që janë në çift nuk do të kuptohen si duhet me partnerin dhe mosmarrëveshjet në çift do të...

Lexo më shumë

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
31 Dhjetor, 2025

Nga xhihadisti i shndërruar në burrë shteti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, te Virginia Giuffre, akuzuesja e amerikanit të dënuar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com