Bota

“Turqia dhe Greqia dakord për zhvillimin e bisedimeve teknike”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:38 - 03/09/20 |
Opi Nion

Pas deklaratave kërcënuese, duket se Turqia dhe Greqia po bëjnë përpjekje për të arritur një marrëveshje.

Mësohet se dy shtetet kanë rënë dakord që të hynë në bisedime teknike për të shmangur përplasjet e mëtjeshme në Mesdheun Lindor. Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

“Pas bisedimeve të mia me liderët turq dhe grekë, dy vendet aleate ranë dakord të fillojnë bisedimet teknike në NATO për të krijuar mekanizma ushtarakë për parandalimin e konfliktit në Mesdheun Lindor dhe për të zvogëluar rrezikun e aksidenteve dhe incidenteve.Unë mbetem në kontakt të ngushtë me të gjithë Aleatët e interesuar për të gjetur një zgjidhje për tensionet në frymën e solidaritetit të NATO-s ” tha Jens Stoltenberg në një deklaratë me shkrim.

Stoltenberg thekson se;  “Unë mbetem në kontakt të ngushtë me të gjithë Aleatët e interesuar për të gjetur një zgjidhje për tensionet në frymën e solidaritetit të NATO-s”./ Opinion.al

Pas