Bota

Turqia arreston një komandant të Shtetit Islamik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:55 - 01/09/20 |
Opi Nion

Policia turke ka arrestuar një komandant të lartë të grupit militant Shteti Iskamik/

Mahmut Ozden “ka pasur plane të rëndësishme” dhe ka marrë urdhra për të kryer një sulm, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu.

Ai u arrestua në provincën Adana dhe Soylu tha se operacioni kundër figurave të tjera të Shtetit Islamik është në vazhdim e sipër.

Shteti Islamik e ka shpallur zyrtarisht praninë e tij në Turqi në vitin 2019 dhe ka kryer disa sulme në këtë vend.

“[I dyshuari] ka marrë vazhdimisht urdhra nga Iraku dhe Siria për të kryer një sulm në Turqi”, tha Soylu të martën. Ai njoftoi për arrestimin në Twitter dhe e përgëzoi policinë.

Sipas ministrit, Ozden ka planifikuar të kryejë sulme me një grup prej 10 deri në 12 terroristësh. Soylu iu referua Ozdenit si “emir” i grupit në Turqi./REL

Pas