Kryesore

Koronavirusi/ 8 viktima dhe 147 raste të reja në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:15 - 01/09/20 |
Opi Nion

Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Kosovë. Sipas Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 persona, ndërsa janë regjistruar 147 raste të reja.

Ndërkohë, bëhte me dije se 197 persona janë shëruar, ndërsa aktualisht 3.276 të infektuar janë aktiv.

Bazuar në këto të dhëna, që nga fillimi i pandemisë në muajin mars, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 13.601 raste të të infektuarve, prej tyre 533 kanë vdekur ndërsa 9.792 janë shëruar.

Më herët Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, miratoi një propozim të grupit profesional të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, që kjo e fundit të lëshojë licencë importi pa autorizim të marketingut, për produktet Remdesivir, Favipiravir dhe Hidroksiklorinë.

Këta barna përdoren për trajtimin e pacientëve me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Në një komunikatë për media të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se miratimi i ministrit Zemaj “vlen për periudhën gjatë pandemisë COVID-19 deri në shfuqizimin e vendimeve të Qeverisë për masa të veçanta”.

Pas