Një grua dhe tre fëmijët e saj janë nxjerre të gjallë nga rënojat e një godine të shembur në Izmir nga tërmeti, pasi kishin qëndruar brenda tyre për 23 orë.
Sipas televizionit turk, grupet e kërkimit janë në përpjekje për të nxjerrë edhe një fëmijë tjetër. Të paktën 20 ndërtesa janë shembur në Izmir pas tërmetit të një dite më parë.
Grupet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar në 8 ndërtesa dhe po vazhdojnë punën edhe në 9 të tjera, sikurse bëjnë me dije zyrtarët vendas.
Numri i viktimave ka arritur në 26, ndërsa sipas raportimit të fundit janë 880 të plagosur./Opinion.al