Bota

Turqi/Gruaja dhe tre fëmijët nxirren të gjallë pas 23 orësh nën rrënoja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:28 - 31/10/20 |
Opi Nion

Një grua dhe tre fëmijët e saj janë nxjerre të gjallë nga rënojat e një godine të shembur në Izmir nga tërmeti, pasi kishin qëndruar brenda tyre për 23 orë.

Sipas televizionit turk, grupet e kërkimit janë në përpjekje për të nxjerrë edhe një fëmijë tjetër. Të paktën 20 ndërtesa janë shembur në Izmir pas tërmetit të një dite më parë.

Grupet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar në 8 ndërtesa dhe po vazhdojnë punën edhe në 9 të tjera, sikurse bëjnë me dije zyrtarët vendas.

Numri i viktimave ka arritur në 26, ndërsa sipas raportimit të fundit janë 880 të plagosur./Opinion.al

Pas